"Në fund, gjykata do vendosë"/ Alimehmeti: Rama po sakrifikon gjithçka dhe arsyeja është e qartë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e Ora News, foli për debatet politike që lidhen me mbrojtjen që kryeministri Edi Rama po i bën ministres Belinda Balluku.

Sipas tij, mënyra se si kryeministri po e mbron ministren lidhet me faktin se çështja mund të çojë drejt përgjegjësisë politike edhe të vetë kreut të qeverisë.

“Se në fund fare do e vendosi gjykata këtë. Pra ku do fshihesh, si do fshihesh nga kësaj?

Faktet që ai e mbron në këtë lloj mënyre, pra për karshi sakrifikon mbrojtjen që ai bëri reformës së drejtësisë, sakrifikon çdo gjë që ka thënë më përpara, sakrifikon marrëdhëniet ndërkombëtare e të gjitha, tregon pikërisht atë situatën ku ai vetë është direkt në çështje dhe është shumë i qartë ai vetë që do shkojë direkt tek ai pastaj lufta dhe preferon që luftën ta bëjë, le të themi në territorin, po themi kështu, po ta shprehim kështu në gjuhë ushtarake, në territorin e Ballukut që të mos ta bëjë luftën tek vetja e vet.

Sepse është shumë e qartë që asgjë s’ka bërë Belinda pa dijeninë dhe pa urdhrin e tij. Dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme nga të gjithë.”-tha ai.

Alimehmeti argumentoi se kjo qasje synon ta mbajë debatin politik dhe përgjegjësinë në nivel ministror, duke shmangur që çështja të drejtohet drejtpërdrejt te kryeministri.

Ndiqni intervistën e plotë: