Përfaqësuesit e PPE takime në Kryesinë e Kuvendit, Blushi: Në respekt të konfidencialitetit që rregullon këto takime, paraqita një ...
Mision faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane pasi ka zhvilluar një takim të gjatë në selinë e Partisë Demokratike me kryedemokratin Sali Berisha dhe drejtuesit e lartë të kësaj force politike, kanë shkuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë zhvilluar takime edhe më zyrtarë dhe përfaqësues politike të tjerë.
Njëri prej tyre ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili teksa zbaton parimin e konfidencialitetit që rregullon këto takime, thekson se ka paraqitur një ekspoze të qartë dhe të detajuar mbi zhvillimet në vend, me theks te Narkoshteti, zgjedhjet dhe burgosja politike e Presidentit Ilir Meta.
"Kënaqësi e veçantë të ndaja sot qëndrimet e Partia e Lirisë me Misionin Faktmbledhës të Partitë Popullore Europiane mbi situatën në Shqipëri.
Në respekt të konfidencialitetit që rregullon këto takime, paraqita një ekspoze të qartë dhe të detajuar mbi zhvillimet në vend, me theks te Narkoshteti, zgjedhjet dhe burgosja politike e Presidentit Ilir Meta.
Mirënjohje EPP - European People's Party për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite ndaj Shqipërisë dhe perspektivës së saj europiane", shprehet Blushi.
Ne agjendë, PPE ka planifikuar takime edhe me SPAK dhe kreun e KQZ, Ilirian Celibashi.
Më herët në mëngjes, misioni faktmbledhës u takua me ambasadoret e BE, SHBA, OSBE dhe atë gjerman. Në fokus të takimeve ishin zgjedhjet e 11 majit, ku opozita ka paraqitur faktet që tregojnë sipas saj për farsën zgjedhore.
Prania e këtij misioni, vjen pas kërkesës së liderit të opozites, Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të PE-së, në Bruksel, për t'u njohur nga afër me shkeljet në zgjedhjet e 11 majit.

