“PAQEBËRËSIT” SHQIPTARË NË GAZA/ Ministria e Mbrojtjes: Forcat tona nën drejtimin e një vendi aleat

Forcat e armatosura Shqiptare që do ti bashkohen Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, si pjesë e Bordit të Paqes do të veprojnë nën drejtimin e një vendi aleat, ndërsa numri i tyre ende nuk është përcaktuar. Ministri i Mbrojtjes në një konferencë për median konfirmoi rritjen e pranisë në misionin e KFOR dhe I kthye përgjigje shqetësimeve serbe për bashkëpunimin rajonal. Ai njoftoi edhe nisjen e prodhimit të dronëve e municioneve dhe paraqiti investimet në mbrojtje.

Shqipëria ende nuk ka përcaktuar numrin e Forcave të Armatosura që do ti bashkohen Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza,  ku trupat tona do të veprojnë nën drejtimin e një vendi aleat,  si pjesë e angazhimeve të marra me anëtarësimin në Bordin e Paqes.

Ministri I Mbrojtjes Pirro Vengu në konferencë për mediat krah shefit të Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, theksoi se hartat që kanë qarkulluar deri më tani për zonat ku do të vendosen, nuk janë documente zyrtare.

Shqipëria ndërkohë do të shtojë praninë edhe në misionin e KFOR në Kosovë.

Panik të pajustifikuar e konsideron qeveria shqiptare qëndrimin e Serbisë, për marrëveshjen me Kosovën e Kroacinë në fushën e mbrojtjes.

Vengu: I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër.

Vengu zbuloi se kur Shqipëria do të nisë prodhimin e dronëve, municioneve luftarake dhe uniformave si pjesë e planit për rijetëzimin e industrisë ushtarake

U ndal te Ministeriali i NATO-s, me ato që I cilësoi dy lajme të mira për vendin.

Ministri Vengu  paraqiti të dhëna për investimet në fushën e mbrojtjes, rekrutimet në forcat e armatosura dhe prioritetet e diplomacisë së mbrojtjes.