Mbërrin në selinë e PD-së një delegacion nga PPE, me mision faktmbledhës për zgjedhjet e 11 majit
Zyrtarë të Partive Popullore Europiane, u takuan me liderin e opozitës Sali Berisha në selinë e PD, ndësa nisën një mision faktmbledhes në Shqipëri për zgjedhjet e 11 Majit. Përfaqësuesit e PPE, nuk bënë komente, ndërsa Berisha tha se pret mbështetje pas raportit final.
Zyrtarë të Partive Popullore Europiane zhvilluan një mision faktmbledhës në selinë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, ku për rreth dy orë diskutuan me Sali Berishën dhe drejtues të tjerë të PD. Misioni i autorizuar nga EPP synon të krijojë një panoramë të qartë mbi procesin zgjedhor të 11 majit.
Zyrtarë të Partive Popullore Europiane shkuan në selinë e Partisë Demokratike në nisje të një misioni faktmbledhës për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, të cilësuara si farsë nga Sali Berisha e përfaqësues të tjerë të opozitës që rezultuan humbës përballë PS që mori mandatin e 4 radhazi.
Për gati 2 orë ata zhvilluan diskutime me Sali Berishën dhe një pjesë të anëtarëve të kryesisë së PD, ndërsa takim të veçantë patën edhe me kryebashkiakët e djathtë të 5 bashkive të vendit.
Qëllimi kryesor i këtij misioni, i cili është autorizuar nga EPP, është të krijohet një panoramë e qartë se çfarë ndodhi në zgjedhjet e 11 majit, ku aleati i EPP në Shqipëri, PD, humbi zgjedhjet.
Pas takimeve ata nuk mbajtën asnjë qëndrim.
Sali Berisha tha se pret mbështetje nga EPP pas raportit final të tyre.
Duke mos dhënë shumë detaje të takimit për shkak të konfidencialitetit të diskutimeve, Sali Berisha foli edhe për temat e tjera të takimit.
Berisha iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për protestën e 28 shkurtit, duke lënë të gjitha opsionet e hapura.
