Skandali i rrugëve të shembura, Dervishi: Shkaku është politik, mungojnë projektet reale
Pamjet apokaliptike vijnë thuajse çdo orë nga aksi Librazhd-Prrenjas, në vendin “Arrat e Gurrës”, ku duket se asgjë nuk ka ngelur nga rruga e vjetër, pasi gjithçka është transformuar rruga pas rrëshqitjeve të dherave.
Asfalti është çarë, ndërsa ura është ndarë në dysh, duke bërë që dëmtimet të jenë tejet të rënda.
Aktualisht rruga është mbyllur që prej të shtunës, ndërsa qarkullimi i automjeteve bëhet në rrugë alternative, nga Maliqi dhe Moglica në drejtim të Gramshit dhe ajo rurale përmes fshatrave të Librazhdit, konkretisht Spatharë-Dardhë-Hotolisht.
Ekperti i Partisw Demokratike nw Departamentin e Infrastrukturws, Besnik Dervishi në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” , theksoi se shkaku i gjithw kësaj është politik.
“Duket sikur do ketë pak konotacion politik, por do s'do, aty shkon problemi. Shkaku është politik. Për të bërë investime në infrastrukturë një shtet serioz, mbështetet mbi një strategji dhe një plan për investimet në infrastrukturë.
Mbi bazën e këtij plani vendoset se cilat akse do të ndërtohen, në cilat akse do të investohet dhe bëhen ato që quhen studime të fizibilitetit.
Studimi i fizibilitetit përcakton leverdishmërinë ekonomike, mundësinë teknike për të kryer një investim për të lidhur një pikë, një pikën A me pikën B, po themi, skematikisht.
Prioriteti se cili segment apo cili itinerar do bëhet është politik, gjithmonë në funksion të zhvillimit të ekonomisë dhe interesave që ka shteti dhe ekonomia.
Në qoftë se flasim për procedurën e përcaktuar me ligj, me ligjet e këtij shteti, se si duhet bërë investimi në një rrugë, pas studimit të fizibilitetit kalohet në atë që quhet projekt-ide.
Dhe projekt-ideja të jep përveç se gjurmës së përafërt, për të lidhur rrugën, pikën A me pikën B, të jep dhe një ide të përgjithshme për koston e saj të përafërt. Pasi miratohet kjo projekt-ide, atëherë kalohet në projektin teknik.
Dhe projekti teknik përcakton të gjitha mënyrat se si do të realizohet ky investim. Dhe projekti teknik është shumatore e shumë projekteve, pa u zgjatur shumë për ta bërë diskutimin shumë teknik, është projekti topografik që përcakton gjurmën e rrugës ku do kalojë, në terrenin ku do kalojë, është projekti gjeologjik që përcakton terrenin, si është terreni, është i përshtatshëm për të bërë, në rastin konkret, në qoftë se nisemi te kjo ura që ka kaluar, për t'u bërë aty me terrame siç është bërë, apo për t'u bërë me urë, apo për t'u bërë me viadukt, dhe krahasimi i të gjitha këtyre mënyrave bëhet nga një këshill teknik që është pranë ARRSH-së apo institucionit përkatës, institucioneve të tjera homologe që janë për ndërtimin e kësaj rruge.
Dhe në fund ky projekt së bashku me preventivin përkatës që përcakton vlerën e tij dhe hidhet në tender, ku konkurrojnë firmat të cilat, sipas ligjit të prokurimit publik.
Tani, a ka ndodhur kjo gjë? Dyshoj që jo. Ku dyshoj? Nuk ka studim fizibiliteti për këtë rrugë. Kjo rrugë fillimisht është projektuar për t'u bërë një rrugë me tre korsi, ashtu siç është pjesa që keni kaluar juve shpesh dhe e keni parë, e Qafë Thanës, me tre korsi, dy në ngjitje, një në zbritje.
Fillimisht ajo ka pasur një projekt dhe projektuesi për këtë ka marrë një vlerë 5-600.000 euro, nuk ka rëndësi, dhe është projektuar për rrugë me tre korsi.
Me ndërhyrjen dhe insistimin e deputetëve të Partisë Demokratike, përfaqësues të komisionit të veprimtarisë prodhuese, u kalua në rrugë me katër korsi.
Por për ta quajtur te korridorin e tetë. Kjo rrugë nuk është rrugë e përshtatshme për korridorin e tetë. Në qoftë se flasim për një rrugë të korridorit të tetë, pse nuk është e përshtatshme? Çfarë ka? Ja do të them tani pse.
Do them tani pse. Korridori i tetë është një korridor shumë i rëndësishëm, mbi të cilin ka investuar Banka Botërore, Bashkimi Europian, të gjithë organizmat evropianë i kanë dhënë theksin sepse lidh Stambollin me Durrësin edhe më tej me Evropën.
Pra, për ne lidh portin e Durrësit me pikën kufitare... Portin e Durrësit. ...po them, portet shqiptare atëherë, me pikat ekstreale që mund të tona kufitare që lidhet me Maqedoninë dhe me Greqinë. Dhe një korridor, kur themi korridor, ai duhet të jetë korridor ku duhet të kalojë autostrada, rruga tokësore, hekurudha, linjat e tensionit të lartë dhe gjithë infrastruktura tjetër mbështetëse.
Por kjo rrugë, në qoftë se është rrugë e korridorit të tetë, ne po themi sot, për fat të keq, për shkak të bllokimit, po kalojnë mjetet nga rruga e Egnatias, rrugë 2300-vjeçare e ndërtuar nga romakët. Ajo paska rezistuar 2300 vjet që kalohet dhe sot po kalojnë mjetet e rënda.
Ne bëjmë një rrugë të korridorit të tetë, me çfarë parametrash po e bëjmë? Me çfarë shikojmë ne, parametrat e sotëm, kjo nuk i ka ato parametra.
Parametri kryesor kur ti kërkon të bësh një rrugë, është çfarë shpejtësie do lëvizin në këtë rrugë. Prandaj është ai studimi i fizibilitetit. Pra, me çfarë shpejtësie do lëvizin në këtë rrugë?
Shpejtësia është kriteri i parë që vendos projektuesit që të projektojë rrugën, që ka të bëjë, inxhinieri e di më mirë, që ka të bëjë me parametrat gjeometrikë të rrugës, që ka të bëjë me kthesat dhe me pjerrësitë.
Ajo rrugë, me sa kemi parë tani ne në pjesën gati të përfunduar që është pjesa e Labinotit, nuk ka parametrat e një rruge, të një korridori të tetë, kategori A, sepse ajo është projektuar tani për rrugë me 80 km/h.
Siç thashë, projekti i saj ka qenë për me tre korsi. Unë, unë shpreh dyshimin tim që ajo rrugë nuk ka një projekt. Nuk ka një projekt publik që ne ta shikojmë. Ajo është bërë me faza.”, u shpreh ndër të tjera Besnik Dervishi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”


