Goditja e xhamisë me gaz lotsjellës/ Këlliçi: Ngjarje e pajustifikuar, s'kishte asnjë arsye për të s*lmuar besimtarët
I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit”, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, foli për protestat e opozitës, efektivitetin e tyre dhe hapat e ardhshëm politikë.
Sa i takon debatit mbi format aktuale të tubimeve, Këlliçi tha se të gjitha opsionet janë të hapura dhe se vendimmarrja i përket strukturave të Partisë Demokratike.
“Të gjitha skenarët janë në tavolinë dhe janë të hapura për t’u zbatuar në një moment të caktuar. Është një vendimmarrje që i takon Partisë Demokratike për ta ndërmarrë në momentin e duhur.”-tha Këlliçi.
Ai argumentoi se, pavarësisht kritikave, protestat kanë arritur objektivin kryesor, ndërkombëtarizimin e çështjes së krizës politike dhe akuzave për korrupsion.
Sipas tij, mediat amerikane dhe europiane kanë pasqyruar situatën në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për sabotim të drejtësisë.
Në lidhje me protestën e fundit, deputeti i PD ngriti akuza për përdorimin e gazit lotsjellës pranë xhamisë së Namazgjasë, duke e cilësuar ngjarjen të pajustifikuar.
“Për herë të parë këtë javë është hedhur gaz helmues brenda në xhami, në xhaminë e Namazgjasë, pa asnjë arsye. Nuk ka pasur asnjë konfrontim dhe asnjë arsye për të helmuar besimtarët.”- shtoi deputeti.
Këlliçi shtoi se opozita do të vijojë aksionin e saj politik, ndërsa vendimet për përshkallëzim do të merren në momentin që ajo e konsideron të përshtatshëm.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:

