Kuvendi për UÇK/ Hasani: Lufta për liri nuk mund të barazohet me krimet genocidale
“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në ushtrimin e kompetencave dhe rolit të saj, shpreh shqetësimin e thellë për kërkesën përfundimatare ndaj drejtuesve të UÇK-së, Thaçit, Krasniqi, Veselit e Selimit. Theksojmë se UÇK ishte një lëvizje legjitime që luftoi për liri e dinjitet në përputhje me parimet e së drejtës. Vërejmë se po sjell një shtrembërim duke barazuar luftën për liri me krimet e Millosheviçit që sollën spastrim etnik. Ne deklarojmë mbështetjen e plotë për drejtuesit e UÇK-së që ishin dhe mbeten përfaqësues të të drejtave të popullit. Lufta e tyre ishte e drejtë.
Lufta e tyre ishte e drejtë. Kërkesën ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm, duke mos lejuar që elementë të drejtësisë ta barazojnë të drejtën me agresorin, se regjimi serb bëri spastrim etnik dhe krime genocidiale, dhe ndërhyrja e NATO-s konfirmoi legjitimitetin e luftës dhe natyrën kriminale të regjimit të Millosheviçit.
Solidaritet me popullin e Kosovës duke theksuar se qëndrojmë të bashkuar për dinjitetin e luftës dhe angazhimin për çdo hap në forumet ndërkombëtare që e vërteta historike të mos cenohet. Kuvendi u bën thirrje institucioneve dhe diasporës të qëndrojnë të bashkuar. U rekomandon qeverisë të bashkëpunojë për denoncimin e krimeve serbe; kjo deklaratë përfaqëson vullnetin tonë dhe i transmetohet Dhoma të Specializuara të Hagës, OKB-së, Parlamentit Europian, NATO-s, OSBE-së dhe të gjitha shoqërive mike dhe partnere.” , tha Hasani.
