Dh*na ndaj avokatit Cakrani shtyn gjyqin e Ilir Metës.

Dhuna ndaj avokatit Cakrani shtyn gjyqin e Ilir Metës.

Shtyhet për në 19 shkurt seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.

Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Metës, Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima, si shenjë proteste e dhunës ndaj Cakranit.

Meta ka kërkuar të vazhdonte seanca me argumentin se ishte gati për të bërë parashtrimet. Por prokurorët Sotir Kllapi dhe Arben Kraja kërkuan të shtyhet në mënyrë që të jenë të pranishëm edhe avokatët e ish-presidentit.