Breshëri pl*mbash në berberhane/ 30-vjeçari i plagosur transportohet drejt Traumës, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2026, 22:30
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.
30-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë tre plagë nga arma e zjarrit, konkretisht në shpatull, në bark dhe në këmbë.
Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të sulmit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa po këqyren kamerat e sigurisë dhe po merren dëshmi për të hedhur dritë mbi motivet e këtij atentati.
