PAMJE/ "Paralizohet" qarkullimi në aksin Librazhd-Qafë Thanë, qytetarët mbeten të bllokuar në trafikun kilometrik

Masivi shkëmbor dhe rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd- Qafë Thanë, tashmë prej më shumë se 4 orësh ka lënë qytetarët të bllokuar në një trafik kilometrik.

Edhe pse, fadromat ndodhen në terren për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës nga dherat, shumë qytetarë janë shprehur se kanë mbi dy ose pesë orë që janë në pritje të qarkullimit të lirë.

Ndërkaq, pamjet me dronë të siguruara për OraNews, tregojnë se sa i rënduar është qarkullimi në aksin juglindor.