Varfëri ekstreme në Tiranë: Familja apelon për ndihmë

Lindita Vogli një 53-vjeçare e cila jeton prej vitesh në një barake apelon për ndihmë. Ajo jeton në një barake që nuk plotëson asnjë kusht për të jetuar ndërsa sytë i ka nga shteti apo qytetarët që ta ndihmojnë me çfarë të munden.

Në mes të kryeqytetit, ne rrugën MARK PREKPERAJ jeton familja Vogli mes varfërisë ekstreme.

Lindita Vogli së bashkume bashkëshortin dhe fëmijët e saj jetojnë  prej vitesh në këtë barakë që nuk plotëson as kushtet më minimale për jetesë.

53-vjeçarja  thotë se kur bie shi, çatia ju pikon ndërsa kur fryn era ka frikë se mos shembet

Thotë se bashkëshorti i saj vuan nga probleme shëndetësore. Të ardhurat e vetme të familjes janë një asistencë sociale, e cila, sipas Linditës, nuk mjafton pothuajse për asgjë.

Ajo i drejtohet shtetit apo kujtdo që ka mundësi për ndihmë, pasi ka nevojë për gjithçka: ushqim, kushte minimale jetese dhe trajtim shëndetësor për bashkëshortin.