Interesi për mjekësinë gjithnjë e në rritje/ Profesor Prifti: Ka një problem, shpërndarja e mjekëve në Shqipëri është i pabarabartë

Dega e mjekësisë mbetet një nga profesionet më të kërkuara nga të rinjtë, me interes në rritje nga viti në vit.

Ekspertët e arsimit dhe shëndetësisë vërejnë se gjithnjë e më shumë studentë zgjedhin mjekësinë si drejtim studimi, veçanërisht ata me rezultate të larta akademike.

“Gjithmonë ka qenë, po të shikosh në statistikat e Ministrisë së Arsimit, shumica dërrmuese e studentëve që kanë dal me nota të mira, tendencën e kanë pasur për mjekësi.”- tha profesori Pirro Prifti.

Megjithatë, përballë kësaj kërkese të lartë, për profesor Pirro Priftin, problematik mbetet menaxhimi i burimeve njerëzore.

“Këtu ka një problem në Shqipëri. Për shembull, shumica e tyre kërkonin të vinin në qytetet e mëdha. Të paktën për mjeksëinë. Në Tiranë, Durrës.”- tregon ai.

Sipas Priftit, nevojitet një politikë e qartë financiare dhe organizative për të balancuar shpërndarjen e mjekëve në vend.

“Shteti ka harruar që bashkitë janë institucionet relativisht të pavarura dhe për të kërkuar profesionistë, njërëz të ndryshëm që punojnë zanate të ndryshme.”- u shpreh Prifti.

Dëshira për të shërbyer, e kombinuar me sigurinë ekonomike që ofron profesioni i mjekësisë, mbetet një faktor kyç në zgjedhjen e preferuar për brezat e rinj.