Rikthehet qarkullimi pas SHTATË orësh!/ Hapet aksi Librazhd-Prrenjas pas bllokimit nga qindra metra kub gurë
Pas rreth shtatë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u mbyll përkohësisht pasi trasesë iu derdhën qindra metra kub gurë dhe dhe, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor nga shpati i kodrës.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme me mjete të rënda dhe angazhimit të ekipeve në terren, u bë i mundur pastrimi i plotë i aksit dhe rifillimi i qarkullimit të automjeteve në të dy drejtimet.
Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë zonë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe paralajmërimet, veçanërisht në segmentet ku vijojnë punimet.
Hapja e rrugës erdhi pas një ndërhyrjeje emergjente që synoi garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal në këtë aks të rëndësishëm lidhës mes Librazhdit dhe Prrenjasit.
Ja si paraqitej situata e bllokimit të aksit kombëtar përgjatë ditës së sotme:
