U aksidentua nga makina ndërsa lëvizte me biçikletë, lëndohet një person në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2026, 20:26
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:05 në Shkodër. Një makinë ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një person.
Ai është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe ndoshet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

