PAMJE+DETAJE nga ngjarja në Lezhë/ Mbi 20 pl*mba në fasadën e biznesit, policia rrethon zonën, pl*goset 30-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda një berberhaneje, ku është qëlluar me breshëri plumbash.

Autori ende i pa identifikuar dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. 

I plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci. Bëhet me dije se ai ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.