Ndodh pas 7 orësh/ ARRSH: Aksi Elbasan–Qafë Thanë hapet për qarkullimin e mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aksi Elbasan–Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Policia Rrugore dhe ARRSH po vijojnë menaxhimin e trafikut për të garantuar lëvizje të sigurt dhe të qëndrueshme për drejtuesit e mjeteve.

Përdoruesve të rrugës u kërkohet mirëkuptim dhe respektim i udhëzimeve të autoriteteve për mbarëvajtjen e qarkullimit.