Andoni zbulon ‘kurthin’ e anëtarësimit në BE: Do të hyjmë, por pa të drejta të plota
Data e shumëpritur e vitit 2030 për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian mund të jetë më shumë një objektiv lëvizës sesa një afat konkret.
Analiza e fundit e Ben Andonit në "Ora News" hedh dyshime të forta mbi këtë proces, duke paralajmëruar një skenar ku vendet e Ballkanit Perëndimor mund të pranohen në bllokun europian, por pa të drejta të plota, duke i kthyer në anëtarë të dorës së dytë.
Sipas kësaj analize, konjukturat politike ndërkombëtare po ndryshojnë me shpejtësi dhe ideja e një integrimi në grup po fiton terren.
Megjithatë, ky anëtarësim mund të vijë me një kosto të lartë: heqjen e të drejtave themelore, siç është e drejta e vetos, një mekanizëm kyç që u siguron shteteve anëtare fuqi të barabartë në vendimmarrje.
Ky skenar do të krijonte një pabarazi brenda vetë Unionit, duke e lënë Shqipërinë dhe fqinjët e saj në një pozitë të pafavorshme.
"Kuptohet që zoti Rama e ka shkëputur vëmëndjen drejt kësaj vizite. Për të është vizitë e madhe, për Shqipërinë është diçka e madhe, por koha dhe momenti janë fare të papërshtatshëm.
Afati që të flasin para parlamentit të tyre, e para për pozicionin e tyre gjeostrategjik në këtë kohë, po mbi të gjitha dhe atë që ka ndodhur në Gaza dhe për hir të vërtetës, neve nuk mund të, nuk mund të jemi kaq indiferentë me atë që ka ndodhur në në Gaza, në mendimin tim, sepse është kryer gati një, është kryer, nga do të fillojë punë ky bord.
E kuptoni që institucione të këtij lloji nuk mund t'i vendosen organizmave të Kombeve të Bashkuara.
Dhe në këtë sens unë besoj që kjo do jetë më shumë një iniciativë që do mbesi rrugës, sepse problemet e pazgjidhura që janë ndërmjet Palestinës dhe Izraelit, gjithësecilat tashmë janë paraqitur, unë nuk besoj se kanë gjetur rrjedhën e duhur me këtë bord paqe.
Dhe në këtë sens, rreshtimi i Kosovës me Shqipërinë dhe rende, unë e, e marr parasysh në bordin e paqes. E dini, në bordin e paqes është edhe Bjellorusia.
Dhe Bjellorusia jo vetëm ka mbajtur anën e Rusisë, po dhe ja ka vështirësuar jetën Ukrainës në agresionin rus. E kuptoni tashmë bazamentin që ka kjo iniciativë në gjeostrategjinë ku jetojmë në kohën tonë, ose respektin e të drejtës ndërkombëtare, se si zhvillohet në kohën tonë, në terren.
Unë besoj këtu do lindin ato problemet e mëdha, sepse ju e dini, përveç problemeve të këtij bordit, Shqipëria ka sjellë probleme edhe përsa i përket asaj që ndodhi me AKSHI-n, për sigurinë.
Dhe ju e dini që AKSHI nuk ka vetëm problematika me Shqipërinë, por është diçka që është e ndërlidhur edhe me vendet partnere.
Në të gjitha këto pra unë them që integrimi i Shqipërisë tani po merr formë reale dhe po i përgatit ata për pjesën e standarteve të Bashkimit Europian dhe mënyrën se si prodhimet tona duhet të jenë të tilla që të kalojnë barrierat dhe të çekohen në Bashkimin Europian.
Dhe me çfarë e patë, besoj që e keni kuptuar që është jashtëzakonisht e vështirë. Dhe kur është e vështirë me fermerët e Divjakës që janë jashtëzakonisht të kultivuar dhe që e njohin shumë mirë eksportin, llogariteni se ç'është ndodh me fermerët e tjerë që janë në vende të ndryshme të shpërndara nëpër Shqipëri.
Duket që konjukturat po ndryshojnë jashtëzakonisht dhe në kohët e fundit, ne kemi marrë vesh që integrimi i vendeve tona mund të bëhet në grup, por ne nuk do kemi të drejtat njësoj si vendet e tjera, që do të thotë të kemi të drejtën e vetos ose elementë të tjerë.
Ju besoj që e kuptoni tash që me atë realitet që ne përballim në Shqipëri përditë, këtu ku jetojmë, se sa e mundshme është kjo.
Dhe nga ana tjetër, përballja që ka, që ka filluar qeverisja e zotit Rama me pjesën e drejtësisë dhe me problematika të tjera, unë besoj që do jetë jashtëzakonisht e vështirë ajo pjesa e integrimit që mendojmë ne. Prandaj them që 2030 mund të jetë një datë kështu, por besoj që do jetë më shumë konjukturë që vendet tona të futen.
Sepse kini parasysh, Serbia duhet të kalojë masën e Kosovës, duhet të shikojmë se çfarë do ndodhi në Prill, që ata do të kenë një detyrim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse vendet e tjera, për shembull Bosnja është shumë larg integrimit. Kosova as nuk ka filluar hapjen e negociatave. Maqedonia e Veriut përballet me problematika të tjera të brendshme", u shpreh Andoni.
