Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (1-2 Shkurt)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Stuhia e fuqishme vijon në Juglindje të Europës, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë të fortë në brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi.
Gadishulli Iberik dhe Ishujt Britanikë mbeten nën ndikimin e reshjeve të dendura dhe mini-stuhive, me situatë më problematike në Portugali dhe Perëndim të Spanjës.
Ndërsa Skandinavia, Europa Qendrore, Lindore dhe Ballkani dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, pa reshje.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë.
Sipas MeteoAlb,Vendi përfshihet nga vranësira, kryesisht në verilindje dhe juglindje. Pasdite pritet përmirësim i kushteve atmosferike.
Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 15°C. Era fryn nga verilindja, mbi 50 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme.
Cikloni në Jugperëndim të Europës do të sjellë reshje intensive dhe stuhi ere në gadishullin Iberik. Ndërsa Europa Qendrore dhe Ballkani do të kenë kushte të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.
Sipas MeteoAlb,Alternime kthjellimesh dhe vranësirash priten në të gjithë vendin, më të theksuara në Veri dhe Qendër.
Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 17°C. Era fryn nga veriperëndimi, mbi 40 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

