Durrës/ Tentoi të shmangte kontrollin doganor, arrestohet 37-vjeçari për kontrabandim mallrash të padeklaruara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2026, 13:53
Në portin e Durrësit, policia ka arrestuar një 37-vjeçar që tentoi të kontrabandonte mallra të padeklaruara.
Gjatë kontrolleve të kryera në kufirin detar, uniformat blu gjetën të fshehura në kamionin që ai drejtonte qindra shishe verë dhe pjesë këmbimi automjetesh të përdorura, pa faturë origjine dhe pa deklaratë importi.
Shtetasi i arrestuar është J. T., banues në Tiranë. Ai dyshohet se ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor dhe kufitar.
U sekuestruan 360 shishe verë, pjesë këmbimi automjetesh të përdorura, aparati celular dhe kamioni me të cilin po transportoheshin mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
