Makina bie nga ura mes shkëmbinjve/ Aksident i rëndë në Burrel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2026, 11:34
Nga pamjet shihet se makina është përmbysur pas rënies, ndërsa vendi duket mjaft i rrezikshëm
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës.
Nga pamjet shihet se makina është përmbysur pas rënies, ndërsa vendi duket mjaft i rrezikshëm, pranë lumit dhe shkëmbinjve. Sipas informacionit paraprak, nuk ka të lënduar ose viktima, por priten detaje nga policia mbi ngjarjen.
