Dëborë deri në 20 cm në juglindje/ Ja zonat dhe akset më problematike

Reshjet e dëborës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në juglindje të vendit.

Sipas informacioneve, reshjet vijojnë ende në zonat Boboshticë-Dardhë, Bilisht-Miras dhe në aksin Korçë-Voskopojë.

Aktualisht po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këto akse.

Në lartësitë mbi 900 metra, në zonat Boboshticë-Dardhë, trashësia e dëborës arrin nga 15 deri në 20 cm.