"Politikëbërja tradicionale, një faliment i plotë"/ Goci: PD ka këtë idenë se janë partia më e madhe, i bie që ti s’ke nevojë për asnjë

Në studion e "Ora e Betit" ka qenë pedagogu, Ervin Goci i cili ka dhënë komentin dhe analizën e tij lidhur me politikën dhe raportin e PD me partitë e tjera.
Goci ka nënvizuar se shqiptarët e kuptojnë politikën ndryshe dhe tashmë ndryshimet janë duke ndodhur në "heshtje".
Ai e koncepton skenën politike dhe politikëbërjen e tyre një faliment të plot.

“Unë nuk kam ndonjë funksion zyrtar të ‘Lëvizja Bashkë’. E kam mbështetur dhe me mbështetje në terren.

...

Shoqëria shqiptare pavarësisht se në heshtje, pavarësisht që nuk ka lëvizje në rrugë, nuk ka protesta, po ndodh një ndryshim shumë i madh në heshtje.

Ndryshimi i madh është që tërë skena politike dhe tërë partitë tradicionale, madje edhe statusi i partive tradicionale edhe mënyra e të bërit politikë mendoj se ka dhënë gjithë provat e një falimenti të plotë.

Shoqëria kërkon diçka tjetër.

Ka mënyra si e kupton politikën dhe se si ndërvepron.

PD ka këtë idenë se janë partia më e madhe, që do jenë përjetë, Që është më e madhja nuk ka ndonjë kuptim politik.

Nëse je ti kaq i madh dhe i fortë, i bie që ti s’ke nevojë për asnjë.”- tha ai.

PËR MË SHUMË NDIQNI: