Protesta e opozitës, Balla: Ata që sulmuan Kryeministrinë ishin ca lapanjozë që ...
Me një gjuhë fyese dhe e papranueshme u përdor sot në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja ofendoi qytetarët që protestuan më 24 janar para Kryeministrisë, duke i quajtur “lapanjozë”.
Deklarata e Ballës shkaktoi tensione të forta dhe debat të ashpër me kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, duke çuar edhe në ndërprerjen e seancës parlamentare.
Në replikë me ministren Koçiu, e cila mbrojti dhunën e policisë ndaj protestuesve, dhe e quajti të ligjshme, Bardhi tha se regjimi po kërkon të trembë qytetarët duke kriminalizuar policinë.
Duke e akuzuar se në atë karrige ministrja ishte emëruar nga Ergys Agasi, Bardhi tha se ministrja duhet të japë llogari si ka mundësi që policia e drejtuar nga 'kryekrimineli' Ilir Proda, përdoret për të rrëmbyer biznesmenë dhe jo të mitur.
Më pas në foltore doli Taulant Balla.
Taulant Balla: Policia e Shtetit meriton respekt për detyrën që ka bërë për të mbrojtur institucionet. Njërin e kishit nxjerrë aty ...i dukej vetja si Chuck Norris. Lapanjozë që kishin marrë urdhra për të goditur institucionet dhe këta lapanjozë duhet të përballen me drejtësinë.

