“Lapangjoz”, përplasje në Kuvend mes Ballës dhe Bardhit: Ti ke firmosur kallëzim penal për nënkryetarin e grupit

 Kreu i Grupit Parlament të PS-së është përplasur me Bardhin në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se Policia e Shtetit meriton respekt. Ai tha se PD duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve. Balla iu drejtua Bardhit duke i thënë se ka firmosur kallëzim penal për nënkryetarin e grupit.

Taulant Balla: Sa i përket Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit meriton respekt. Për detyrën që ka bërë për të mbrojtur institucionet. Thirrja ime për ju deputetët e Partisë Demokratike është të mbështesni punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, ata që që kryejnë detyrën me ndershmëri. Këta lapangjozët...

Gazment Bardhi: Lapangjoz je ti!

Taulant Balla: Duhet të përballen me drejtësinë. Nuk ka as parti politike që i merr në mbrojtje sepse zotrote dhe kushdo tjetër që i ushqen me para për të goditur institucionet, duhet të mbash përgjegjësi. Kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve bashkë me një matuf, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj inspirimi.

Lëri këto dëngla ti se bën si qesharak këtu, ti ke bërë kallëzimin për këta 18 që përmenda unë sikurse ke bërë kallëzimin për Belind Këlliçin, Edmond Spahon për kongresin madhështor të dhjetorit 2021. Unë jam ai që jam dhe e kam për nder, kurse ti duhet të mbash përgjegjësi sepse njerëzit mbajnë përgjegjësi për fytyrën e vet dhe gjithçka firmosin. Kryetar grupi që ka firmosur kallëzim penal për nënkryetarin.