Krijimi i Forumit të Dialogut Politik, Sefa: PS dhe PD i kanë shkrirë të gjitha partitë e vogla
Këtë të hënë një grup intelektualësh prezantuan një nismë për bashkimin e forcave opozitare dhe krijimin e një fronti të përbashkët politik.
Forumi i Dialogut Politik njoftoi se do të zhvillojë takime dhe një tryezë me partitë opozitare për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi.
Por çfarë është kjo nismë?
Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma.
Avokati Indrit Sefa njëherësh dhe ish-përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike në kohën kur kjo forcë drejtohej nga Lulzim Basha përshëndeti nismën por shprehu dyshimet e tij mbi suksesin e këtij forumi.
Sefa analizoi edhe situatën politike që po kalojnë partitë e vogla në të dy kampet.
“Sa i përket të majtëve Edi Rama ashtu siç bëri Enver Hoxha, i shkriu të gjitha partitë e vogla. E vetmja parti e majtë e vogël që edhe ajo është si LSI-ja e dikurshme, PSD-ja. Të gjitha të tjerat janë zhdukur.
E njëjta situatë është edhe tek e djathta, por në ndryshim me partitë e majta, atje kanë mbetur disa kryetarë që nuk kanë parti.
Ke kreun e FRPD-së që përfaqëson në Kuvend një parti tjetër, por jo PD-në. Atëherë çfarë kuptimi kanë të vegjlit?
Dhe kjo është situata që është krijuar nga dy partitë e mëdha”, u shpreh ndër të tjera avokati Indrit Sefa.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

