DITA E PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT/ Spiropali: Shqipëria do i qëndrojë busullës së saj morale në Bordin e Trump
Ndryshimet demografike, veçanërisht plakja e popullsisë dhe emigracioni, po shndërrohen në një sfidë serioze për ekonominë shqiptare. Guvernatori Gent Sejko theksoi nevojën për reforma të guximshme në pensione, punësim dhe migracion, duke paralajmëruar se presioni demografik do të vijojë nëse këto prirje vazhdojnë.
Në ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nga Izraeli erdhi një mesazh I fortë falenderimi dhe mbështetje për Shqipërinë për mbrotjen e hebrejve gjatë luftës II Botërore.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, përmes një video mesazhi në aktivitetin “Ura që lidh brezat”, organizuar nga Ministria e Jashtme, tha se se historia unike e Shqipërisë qëndron sot si një shembull morali.
Në ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nga Izraeli erdhi një mesazh I fortë falenderimi dhe mbështetje për Shqipërinë për mbrotjen e hebrejve gjatë luftës II Botërore.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, përmes një video mesazhi në aktivitetin “Ura që lidh brezat”, organizuar nga Ministria e Jashtme, tha se se historia unike e Shqipërisë qëndron sot si një shembull morali.
"Gjatë Holokaustit, ndërsa në pjesën më të madhe të Europës hebrenjtë dërgoheshin në kampet e vdekjes, shqiptarët u ngritën në mbrojtje të hebrenjve në emër të kodit të tyre të nderit, Besa.
Populli hebre dhe Shteti i Izraelit do të jenë gjithmonë mirënjohës për guximin tuaj në shpëtimin e hebrenjve dhe për zgjedhjen e anës së drejtë të historisë. Ne e vlerësojmë thellësisht guximin moral të Shqipërisë edhe sot, dhe vlerësojmë miqësinë dhe udhëheqjen morale të Kryeministrit Edi Rama"
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, para diplomatëve të huaj që iu bashkuan aktivitetit, tha se shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë sonë
Shefja e Diplomacisë theksoi fjalimin e Kryeministrit në Parlamentin Izraelit dhe angazhimin se Shqipëria do i qëndrojë busullës së saj morale edhe si Anëtare e Bordit të Paqes të Presidentit Trump.
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, duke theksuar se Holokausti është kapitulli më i errët në historinë e Gjermanisë, tha se Shqipëria është shembull I jashtëzakonshëm.
"Mikpritja e famshme shqiptare dhe koncepti i ‘Besës’ çuan në strehimin e mijëra hebrenjve gjatë Holokaustit nga të krishterë dhe myslimanë. Një histori mjaft unike”
Ceremonia nisi në oborrin e pasëm të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me mbjelljen e një peme ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë.
Nxënës vendosën në “Pemën e Kujtesës” mesazhe simbolike si shprehje e angazhimit të brezit të ri për ta kthyer kujtesën në veprim.
