Zhupa replikon me ministren Koçiu: Dërgoni në qelitë e burgut minorenë, përdorët policinë si t*rrorristë kundër qytetarëve
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi ministren e Brendshme Albana Koçiu duke u shprehur se mbrojti dhunën që policia përdori ndaj protestuesve të opozitës gjatë protestës së 24 janarit.
Sipas deputetës, qeveria përdori policinë si terroristë kundër qytetarëve. Zhupa theksoi se, pushteti duhet të jetë i shqetësuar kur rrezikohet të helmohen njerëz apo dërgohen në qelitë e burgut minorenë.
"Kur shteti shqiptar përdor gaz lotsjellës të skaduar rrezikon shëndetin public dhe është kundra konventave ndërkombëtare. Ne si parlamentarë duhet të jemi të shqetësuar me disporpocionin që ndërmerr policia e shtetit ndaj protestuesve paqësorë të opozitës. Duhet të jeni të shqetësuar kur rrezikoni të helmoni njerëz, godisni invalidë, dërgoni në qelitë e burgut minorenë. Se këto kanë të bëjnë me standardet për integrimin europian.
E duhet të vijë turp kur del sekretari i PS-së dhe thotë që është arritje e madhe që 2.2 mln euro shkojnë për një sport që ka qejf zoti Klosi ndërkohë që në këtë vend nuk ka ilaçe në pediatri. Nuk marrin pagat infermierët e shkurtohet buxheti i arsimit e nuk jepen pagesat e transportit mësuesve dhe suksesi sipas jush janë 2.2 mln euro për padelin. Mund tia jepnit për të mirën e këtij vendi. Ju keni humbur lidhjet me realitetin.
Maxhoranca sot thotë çfarë problemi ka, mjafton të bëjmë padel, të mbysim me gaz qytetarët, të shkatërrojmë arsimin, pronat, shëndetësinë e të vijmë këtu e të mburremi me arritje imagjinare. Protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetarët kanë goditur një institucion I cili është institucioni më I korruptuar në vend si kryeministria që përfaqëson narkotrafikun e nuk kanë goditur policët e shtetit që ju i përdorët si terroristë kundra qytetarëve.",tha Zhupa.
