"PD 'i zgjat dorën' partive të vogla"/ Kedhi: Po konvergojmë në një pikë, bashkimi është i vetmi opsion

I ftuar në studion e "Ora e Betit", ka qenë Këshilltarin e PD Nikola Kedhi i cili ka folur për lëvizjen e fundit opozitare të iniciuar nga PD, për të bërë bashkimin e opozitës. 

Kedhi e ka komentuar të nevojshme bashkimin e partive të vogla opozitare me partinë më të madhe opozitare si ajo e Partisë Demokratike. 

“Gjithë Shqipëria konvergon në një pikë, që kjo qeveri duhet të largohet.

Vetëm për shkak të skandaleve të fundit, të cilat do rrëzonin çdo qeveri në çdo vend të botës.  

Që nga AKSH-i, zv. Kryeministrja, të shpopullimi i Shqipërisë, largimi i 1.1 milionë shqiptarëve etj.

Nëse ne konvergojmë në këtë pikë, konvergojmë në një tjetër pikë që nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas raportit të OSBE-ODIHR.

Nëse ne konvergojmë në këto pikë, bashkimi është i vetmi opsion.

PD ka ‘zgjatur dorën’ për t’i bërë ftesën çdo partie të vogël për t’ju bashkuar PD.”- tha Kedhi.

PËR MË SHUMË NDIQNI: