SHBA, Dhoma voton kundër limiteve të NSA
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për vazhdimin e mbledhjes së qindra miliona të dhënave të telefonatave të amerikanëve si pjesë të luftës kundër terrorizmit. Votimi i së mërkurës ishte 217 vota pro dhe 205 kundër.Me këtë ligjvënësit amerikan e kanë hedhur poshtë masën e cila do të ndalonte autoritetin e programit të vëzhgimit. Vota ishte mundësia e parë e ligjvënësve që të mbajnë një qëndrim në lidhje me programin e vëzhgimit që prej se ish kontraktuesi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden publikoi dokumente sekrete muajin e kaluar. Këto dokumente zbuluan shtrirjen monumentale të aktiviteteve të vëzhgimit të qeverisë amerikane.Ky votim nuk pritet që t'i jap fund debatit rreth të drejtave të privatësisë dhe përpjekjeve qeveritare për të penguar terrorizmin.Ndërkohë Edward Snowden , ish-kontraktori i amerikan i zbulimit, edhe pse fillimisht u tha se ju dhanë dokumentet e nevojshme për daljen nga zona e tranzitit të aeroportit të Moskës dhe për të hyrë në qytet, mbeti sërish i bllokuar.Ai do të vazhdojë të qëndrojë tani për tani në aeroport, pasi ka dake një pengesë për kërkesën e tij për të marrë strehim në Rusi.Snoëdeni muajin e kaluar bëri të njohura për publikun hollësi të programit sekret të survejimit të Agjencisë së Sigurimit Kombëtar. Pasi u largua nga Hong Kongu, Snowden mbeti i bllokuar në aeroportin e Moskës për një muaj, prej nga ku kërkoi strehim politik në disa vende, për të shmangur përballjen me akuzat për spiunazh në Shtetet e Bashkuara.Presidenti rus Vladimir Putin e refuzoi një kërkesë të Presidentit Obama për ta dorëzuar Snoëdenin, që të përballet me gjyqin në Shtetet e Bashkuara. Tre qeveri të majta të Amerikës Latine, Venezuela, Bolivia dhe Nikaragua, i kanë ofruar strehim Snoëdenit.