Gerd Hoxha: Mungesa e gjyqtarëve po krijon stok dhe ngarkesë në Gjykatën e Tiranës

Mungesa e gjyqtarëve po krijon stok dhe ngarkesë në Gjykatën e Tiranës, ku shqetësim mbetet edhe mungesa e ambienteve.

Nënkryetari i Gjykatës, Gerd Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi edhe problematikat me sigurinë.
Siguria mbetet shqetësim për togat e zeza në godinat ku japin drejtësi në emër të ligjit.

Në këtë drejtim, kritika kishte edhe për kompaninë shtetërore Ilirian Guard, të angazhuar për sigurinë e institucioneve të drejtësisë.
Plotësimi i vakancave në sistemin e drejtësisë, për shkak të vonesave nga procesi i Vettingut, u kërkua pak ditë më parë edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, për të përmirësuar cilësinë e drejtësisë.
Ambasadori i BE-së nënvizon se përforcimi i sistemit gjyqësor është kyç për përparimin e reformës në drejtësi dhe integrimin europian.