Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (18-19 janar 2026)
Europa Lindore dhe pjesërisht ajo Juglindore do të mbeten nën ndikimin e një qendre të fuqishme ciklonare, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga masa ajrore të qëndrueshme kontinentale, duke diktuar mot të kthjellët, më të theksuara në rajonin e Ballkanit.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Si pasojë e masave ajrore të ftohta nga Lindja, vendi do të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët, por i ftohtë.
Kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, ndërsa gjatë pasdites priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, pa reshje.
Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 16°C. Era fryn nga Verilindja, me shpejtësi mbi 35 km/h, duke krijuar dallgëzim 1–2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme.
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale.
Europa Qendrore dhe Ballkani do të karakterizohen nga kthjellime dhe temperatura të ulëta, ndërsa Europa Lindore do të përfshihet nga reshje të dendura dëbore.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.
Sipas MeteoAlb, Vendi ynë do të dominohet nga mot i kthjellët dhe i ftohtë, me kalime vranësirash të lehta gjatë pasdites, kryesisht në zonat lindore, pa reshje.
Temperaturat luhaten nga -4°C deri në 16°C . Era fryn nga Verilindja, me shpejtësi mbi 35 km/h, do të krijojë në det dallgëzim 1–2 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.
Ky ishte parashikimi i motit për sot dhe nesër ne vend dhe europe.
