I a*matosur në mes të plazhit të Durrësit/ Policia arreston 24-vjeçarin dhe heton pasagjerin (EMRI)

Policia e Durrësit dhe ajo e Kavajës kanë parandaluar një ngjarje kriminale, duke arrestuar një 24-vjeçar që po qarkullonte i armatosur me pistoletë në shëtitoren e plazhit në Durrës.

I riu i identifikuar si Çim Kazazi, u kap teksa lëvizte me motomjet i shoqëruar nga një miku i tij, F.M.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri tip Glock me municion luftarak, të cilat u sekuestruan.

Në motomjet ndodhej edhe një pasagjer, po 24 vjeç, i cili nuk e kishte kallëzuar faktin se shoku i tij ishte i armatosur.

Për këtë arsye, ai do të hetohet penalisht për veprën “Moskallëzim i krimit”.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur pse i riu ishte i armatosur dhe cili ishte qëllimi i lëvizjes së tij në zonën e plazhit.