Aksident në Durrës: Motorri rrëzohet pas humbjes së kontrollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2026, 22:43
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të Hekurit.
Po ashtu bëhet e ditur se drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi G.D., i cili u transportua me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
