Parashikimi i motit për sot, 18 janar 2026
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2026, 07:42
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën veriore e lindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s..
Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.
