Tentativë vr*sjeje në Divjakë/ 44-vjeçari goditi bashkëfshatarin me th*kë, përfundojnë hetimet ndaj autorit

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Lulzim Muçën, i cili akuzohet për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur më 9 qershor 2025, rreth orës 15:30, në fshatin Çermë të Divjakës.

Sipas hetimeve, i pandehuri ka goditur Ferit Balkiun katër herë me thikë në bark, duke i shkaktuar plagë të rënda që rrezikonin jetën.

Sulmi nuk u përfundua pasi thika u thye gjatë goditjeve dhe në vendngjarje ndërhynë persona të tjerë, duke ndalur agresionin.

Sipas Prokurorisë, shkak i ngjarjes ka qenë një debat verbal me fyerje reciproke mes autorit dhe viktimës, vetëm pak minuta para sulmit.

Dosja tashmë i ka kaluar gjykatës, e cila do të vendosë për fajësinë dhe dënimin e 44-vjeçarit.