Alfred Balla, pro nismës së Apelit të GJKKO për ndryshimin e Kodit

Ish kreu I KLP, Alfred Balla mbështet kërkesën e Apelit të GJKKO-së për ndryshimin e nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale, duke kërkuar individualizimin e afateve të paraburgimit. Sipas tij, ligji aktual cenon proporcionalitetin dhe të drejtën për liri, pasi penalizon bashkëpandehurit për veprimet e të tjerëve.

Ish-kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, e konsideron të drejtë dhe të domosdoshme kërkesën e Apelit të GJKKO-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e pjesshëm të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale, me qëllim individualizimin e afateve të paraburgimit.

Si ish drejtues i asaj që konsiderohet qeveria e prokurorëve, e sot avokat, Balla thekson se ligji duhet të rimodelohet në mënyrë që pasojat juridike t’i mbajë vetëm  që abuzon me gjykatën dhe jo bashkëpandehurit e tjerë.

Zvarritjet dhe manovrat procedurale gjatë kohës së paraburgimit  thotë se lidhen drejtpërdrejt me interesa për llogaritjen e dënimit, duke cenuar parimin e proporcionalitetit dhe të drejtën themelore për liri personale.

Në një përgjigje për Ora News, Apeli i GJKKO-së sqaroi se gjyqtari Florian Kalaja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një pjese të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale, me argumentin se askush nuk mund të mbajë pasojat e veprimeve të një tjetri.

Praktika aktuale sipas Shkallës së dytë të Gjykatës së Posacme bie ndesh si me Kushtetutën, ashtu edhe me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.