Zbulohet rrjeti i p*ostitucionit në Durrës/ Arrestohet organizatorja nga Armenia dhe tre shqiptarë
Në Durrës, është finalizuar faza e 13-të e operacionit policor të koduar "STORM", i cili ka për qëllim goditjen e prostitucionit dhe shfrytëzimit të individëve për këtë aktivitet të paligjshëm.
Policia ka arrestuar një shtetase nga Armenia, e dyshuar si organizatore e këtij rrjeti prostitucioni, dhe ka proceduar penalisht një shtetase nga Peruja dhe tre shtetas shqiptarë. Gjatë operacionit, janë sekuestruar prova materiale të rëndësishme, përfshirë pasaporta, shuma parash dhe materiale të tjera, të cilat provojnë aktivitetin kriminal.
NJOFTIMI:
Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
Finalizohet faza e 13-të e operacionit policor të koduar “STORM”.
Kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.
Vihet në pranga një shtetase nga Armenia, si organizatore, si dhe procedohet penalisht një shtetase nga Peruja për prostitucion.
Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, të cilat më pas u hapën me ndihmën e punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës.
Gjithashtu, procedohen penalisht edhe 3 shtetas shqiptarë për prostitucion.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale, finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni.
Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
