E rëndë në kantierin në Palasë/ Punëtori humb jetën pasi goditet me fadromë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar nga Vlora, E. P., është arrestuar nga policia e Himarës pas një aksidenti fatal që ndodhi ditën e djeshme në zonën Palasë–Dhërmi.

Ai dyshohet se gjatë punës në një kantier ndërtimi, me fadromë, ka kryer një manovër të gabuar dhe ka goditur aksidentalisht 45-vjeçarin K. H. nga Gjirokastra, i cili si pasojë ka humbur jetën.

32-vjeçari është arrestuar për “Drejtim automjetesh në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa specialistët po vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike.