Grabitet një kishë në Himarë, persona të paidentifikuar marrin një sasi parash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 13:39
Një kishë në Himarë është grabitur nga persona të paidentifikuar të mërkurën.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur në kishën që ndodhet në lagjen Spille, në Himarë, ku dyshohet se është vjedhur një shumë monetare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe po punohet për identifikimin e autorit.