Tarrelli : Fermerët do të përfitojnë mbështetje nga kompensimi dhe sigurimet në bujqësi
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 20:27
Irfan Tarrelli i ftuar në emisionin “Epiqendër” të Sonila Musait, foli për pasojat që reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar në bujqësi dhe për masat që po ndërmerren për t’i ndihmuar fermerët.
Ai tha se kompensimi dhe sigurimet në bujqësi do të ofrojnë një mbështetje të sigurtë për fermerët, duke i ndihmuar të menaxhojnë dëmet dhe të ruajnë të ardhurat e tyre.
Ai u shpreh se po shqyrtohen instrumente që do të integrohen në sektorin bujqësor, me qëllim që efekti i tyre të jetë i qëndrueshëm.
