Haxhiaj: Po vijon proçedura e kompensimit për dëmet nga përmbytjet
Idriz Haxhiaj, Drejtor i Administrimit të Ujërave dhe Digave në Ministrinë e Bujqësisë, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për pasojat e krijuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit në bujqësi.
Haxhiaj bëri të ditur se po vijon procedura për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Ai theksoi se në këtë proces, roli i pushtetit vendor dhe i Ministrisë së Bujqësisë është thelbësor, duke punuar në koordinim për evidentimin e dëmeve dhe sigurimin e ndihmës për fermerët e prekur.
Haxhiaj sqaroi se të gjitha strukturat janë në terren për të monitoruar gjendjen dhe për të mbështetur fermerët, ndërsa procesi i vlerësimit dhe i kompensimit pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim.
