Dëmet e reshjeve në bujqësi, Kush ishin qarqet problematike

Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga Sonila Musai, i cili tha se qarqet Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Shkodër e Lezhë janë prekur më shumë se të tjerat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe serat.

Sipas tij, një pjesë e zonave tashmë po kalon në fazën e rehabilitimit, ndërsa institucionet janë duke vlerësuar dëmet dhe po planifikojnë ndihma për fermerët e prekur.

Zëvendësministri theksoi se reshjet kanë sjellë humbje të prodhimeve bujqësore, përmbytje në fusha dhe probleme infrastrukturore, duke kërkuar bashkëpunim të ngushtë mes fermerëve dhe strukturave shtetërore për dokumentimin dhe riparimin e dëmeve.