Alarm gjeologjik në malin e Lunxhërisë/ Reshjet e dendura shkaktojnë shëmbjen e pllajës

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar një rrëshqitje të madhe të dheut dhe shkëmbinjve në lartësitë e malit të Lunxhërisë, në Gjirokastër.

Si pasojë e reshjeve dhe depërtimit të ujërave në brendësi të masivit malor, një pllajë e gjerë është shembur, duke lëvizur një sasi të madhe dherash.

Zona ku ka ndodhur rrëshqitja ndodhet në distancë nga fshati Mingul, ndaj aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banorët apo banesat.

Megjithatë, autoritetet vendore kanë vendosur monitorim të vazhdueshëm.