Arratisja e Altin Ndocit, ushtrohen kontrolle në qelitë e burgut të Durrësit

Autoritetet kanë ushtruar kontrolle pasditen e sotme në qelinë e burgut të Altin Docit, i cili u arratis këtë të martë nga duart e policisë.

Sipas raportimeve, Forcat Operacionale të Policisë së Burgjeve janë nisur nga Tirana drejt Durrësit, ku kanë ndërmarrë kontrolle në institucionin e paraburgimit ku mbahej Ndoci, si dhe po mbledhin informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se operacioni synon verifikimin e masave të sigurisë, si edhe identifikimin e personave që ndodheshin në të njëjtën dhomë me Ndocin, për të përcaktuar nëse dikush ka pasur dijeni për planin e arratisjes apo ka ofruar ndihmë.

Deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë nga plani i arratisjes së tij, apo se nga kush është ndihmuar.

Ndoci u arratis mesditën e sotëm, pasi u paraqit në spitalin e burgut për ndihmë mjekësore. Ai dyshohet se është anëtar i organizatës kriminale të Çopjave.