VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (13 janar 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Cikloni i Islandës sjell kushte të paqëndrueshme në Europën Veriore dhe Britaninë e Madhe. Europa Qendrore paraqitet me vranësira, ndërsa Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Europa Lindore dominohen nga mot i kthjellët dhe i ftohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë gjatë gjithë ditës; vranësira të pakta pasdite, më të theksuara në Veri-Lindje dhe Jug-Lindje. Problem mbeten ngricat në akset rrugore. Temperaturat luhaten nga -8°C deri në 12°C.Era fryn nga Lindja, mbi 30 km/h në det, me dallgëzim të ulët.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Europa do të jetë kryesisht e paqëndrueshme me reshje shiu e dëbore; dëborë e dendur në Europën Lindore dhe Gadishullin Apenin. Ndërsa Gadishulli Iberik, Ballkani dhe Europa Perëndimore do të dominohen nga mot i kthjellët dhe shumë i ftohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Moti pritet kryesisht me diell në zonat e ulëta dhe bregdet. Pasdite priten vranësira të shpeshta, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga -4°C deri në 15°C. Era fryn nga Veriperëndimi, mbi 30 km/h, me dallgëzim 1 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

