Guri: Sigurimet dhe kompensimi do të mbështesin fermerët pas dëmeve

Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga Sonila Musai, i cili u shpreh se kompensimi dhe sigurimet në bujqësi do të ofrojnë një instrument sigurie për fermerët, duke mbështetur prodhimin dhe të ardhurat e tyre në rast të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

Ai njoftoi se Ministria e Bujqësisë është në fazat përfundimtare të draftimit të skemës së sigurimeve bujqësore, e cila shpejt do të vihet për konsultim publik.

Zëvendësministri shtoi se po shqyrtohen skema që mund të integrohen në bujqësi në mënyrë të qëndrueshme, për të siguruar që efektet e tyre të ndikojnë pozitivisht në të ardhurat e fermerëve dhe stabilitetin e sektorit.