Çarja e dheut në fshatin Malëshovë të Këlcyrës rrezikon shembjen e 4 banesave në Gjirokastër

Moti i keq dhe rreshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në Gjirokastër. Kjo ka shkaktuar çarje të dheut në fshatin Malëshovë të Këlcyrës.

Nga kjo situatë rrezikohet shembja e katër banesave. Banorët bëjnë me dije se kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve,, por deri në këto momente ata nuk janë përgjigjur.