Rreshjet e borës bllokojnë rrugët e Llogarës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2026, 16:39
Në Llogara kanë filluar reshjet e para të borës për këtë sezon, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe punën e borëpastruesve. Rrugët malore, të njohura për peizazhet e bukura dimërore, po përballen me një problem të zakonshëm dimëror: prania e makinave të parkuara ose që lëvizin ngadalë pengon pastrimin e borës dhe mund të rrisë rrezikun e aksidenteve.
Autoritetet lokale kan ëapeluar për kujdes maksimal nga shoferët dhe kanë paralajmëruar se borëpastruesit do të punojnë për të pastruar rrugët dhe për të garantuar qarkullim të sigurt.
