Moti i keq në Shqipëri/ Rama shpall masat emergjente: Qindra mjete dhe punonjës në terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2026, 17:42
Në kushtet e motit të vështirë, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në terren pa ndërprerje, duke punuar ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të siguruar lëvizjen e sigurt të qytetarëve.
Drejtuesit e mjeteve apelohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të parandaluar aksidentet.
Për operacionin janë angazhuar:
130 mjete borëpastruese
577 mjete të tjera
800 punonjës
5 300 ton kripë
1 800 ton granil
Autoriteti Rrugor siguron qytetarët se punon pa ndërprerje për të garantuar rrugë të sigurta dhe qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë periudhës së motit të keq.
