Rrëshqitjet problem në Pogradec/ Torra: Situata është përkeqësuar
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 10 Janar 2026, 20:31
I ftuar në një lidhje direkte për Ora News ishte Nexhmi Torra, Drejtor i Emergjencave në Bashkinë e Pogradecit, i cili dha një panoramë më të gjerë mbi situatën aktuale të krijuar në Pogradec si pasojë e motit të keq.
“Situta është përkeqësuar si rezultat i rrëshqitjeve të dheut që kemi pasur në disa zona, konkretisht në Dardhas dhe Vërdovë. Janë evakuuar disa familje për të shmangur tragjedi të tjera”, u shpreh Torra.
Autoritetet lokale janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
